BOMBË: Firmino transferohet në Serie A, por jo te Juventusi!

Lajm bombastik nga Italia, Firmino në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë mund të largohet nga Anfield Road gjatë këtij afati kalimtar.

Me transferimin e Darwin Nunez dhe Luiz Diaz, Firmino ka rënë në plan të dytë dhe Juventu është skuadra që ka tentuar transferimin e tij.

Por sipas raportimeve të fundit, Jurgen Klopp ia ka kërkuar drejtuesve qëndrimin e Firminos, për të patur më tepër alternativa në sulm.

Firmino mund të qëndrojë edhe për një vit në Anfield Road dhe të largohet  verën e ardhshme me parametra zero.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Firminos verën e ardhshme me parametra zero.

Neroarxurët madje kanë kontaktuar me agjentin e brazilianit për t’ia bërë me dije se në rast se qëndron edhe për një sezon te Liverpooli, verën e ardhshme do t’i ofrojnë kontratë tre vjeçare me pagë prej 5 milionë eurove në sezon.

Mbetet ta shohim nëse Firmino do ti bashkohet Juventusit këtë verë apo Interit verën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here