Marotta mposht Maldinin: Inter ia rrëmben Milanit përforcimin e madh!

Marotta i jep një shuplakë Maldinit.

Milan dhe Inter përveç duelit në fushë, duelojnë shpeshherë edhe në merkato.

Verën e kaluar Inter i dha një goditje Milanit duke ia rrëmbyer Calhanoglun me parametra zero.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Neroaxurët synojnë tia rrëmbejnë Rosonerëve një objektiv në merkato.

Calcio Mercato, shkruan se Inter është futur në garë për transferimin e qendërmbrojtësit Tottenham, Japhet Tanganga.

Neroaxurët e kanë piketuar anglezin si zëvendësuesin e Skriniar, në rast se ky i fundit largohet.

Interesim për Tangangan ka shfaqur Milani, por Neroaxurët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro në rast se arrijnë ta shesin Skriniar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here