Asgjë nga Sanches: Milan transferon yllin e rivalëve për 30 milionë euro

Renato Sanches te PSG, Milan kthen vëmendjen kah ylli i rivalëve.

Mesfushori portugez, Renato Sanches është njëri nga lojtarët më të përforlur gjatë këtij afati kalimtar.

Sanches është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në San Siro, si pasardhësi i Kessie, por portugezi duket se ka vendosur ta vazhdojë karrierën te PSG.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se pas dështimit për të transferuar Sanches, Milan ka kthyer vëmendjen kah futbollisti i rivalëve të tyre.

Rosonerët synojnë transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e Ruiz.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here