E bujshme: Filip Kostic te gjiganti italian, nuk është Inter!

Filip Kostic në Serie A!

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Filip Kostic karrierën do ta vazhdojë në Itali pas suksesit në Europa League me skuadrën gjermane.

Kostic e përfundoi sezonin me 7 gola dhe 15 asistime në 43 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Frankfurtin i skadon vitin e ardhshëm.

Sulmuesi serb ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Serie A dhe sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, gjiganti italian ka riaktivizuar interesimin për të.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e sulmuesit serb.

Biankonerët madje kanë bërë një ofertë prej 12 milionë euro për Kostic, por oferta është refuzuar nga Eintrachti Frankfurtit.

Klubi gjerman kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë dhe bisedimet janë duke u zhvilluar.

Zonja e Vjetër do ta rrisë ofertën për Kostic dhe Arrivabene është optimist se marrëveshja do të arrihet ditët në vijim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here