Bombë nga Italia: Gabigol rikthehet në Serie A, por te rivalët e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Gabigol rikthehet në Serie A.

Drejtuesit e Interit dhe fansat do ta mbajnë në mend gjithmonë Gabigolin si një dështim të madh edhe pse braziliani kishte ardhur si përforcim i madh.

Gabigol dështoi të lërë shenjë te Interi, por duket se transferimi i tij në Serie A ishte i hershëm dhe se nuk ishte mjaftueshëm i pjekur në atë kohë.

25-vjeçari ka gjetur formën e duhur pas kthimit në Brazil duke shënuar 50 gola për Flamengon në dy sezone dhe është i gatshëm të rikthehet në Europë.

Gabigol ka kontratë me Flamengon deri në vitin 2024, por me paraqitjet e tij mbreslënëse mund të rikthehet së shpejti në Europë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Gabigol mund të rikthehet në Serie A, por te rivalët e Interit.

Interesim për sulmuesin 25-vjeçarin kanë shfaqur Juventus dhe Milan. Braziliani mund të luaj si qendërsulmues, por edhe nga të dy krahët e sulmit.

Juventus apo Milan, mbetet ta shohim se ku do të transferohet Gabigol, por një gjë është e sigurtë, braziliani së shpejti do të rikthehet në Europë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here