Bombë: Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A!

Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul mund të largohet pas vetëm një sezoni në Wanda Metropolitano, shkruan Calcio Mercato.

De Paul verën e kaluar ishte në shënjestrën e gjigantëve italian, por në fund vendosi që të transferohet te Atletico Madrid.

Colchoneros e transferuan argjentinasin për 45 milionë euro, por De Paul nuk ka arritur të ambientohet më së miri te Atletico dhe dëshiron rikthimin në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e argjentinasit, pas lëndimit të Pogba.

Biankonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Atletico Madridin dhe marrëveshja mund të arrihet për shumën e 30 milionë eurove.

Bisedimet pritet të nisin së shpejti dhe De Paul sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here