Roma nuk ka të ndalur: Giallorosët transferojnë yllin e Interit

Roma nuk e ka ndërmend të ndalet, përforcimi i rradhës vjen nga Interi.

Roma është padyshim mbreti i merkatos në Itali. Giallorosët kanë siguruar shërbimet e Dybalas, Celik, Matic, Svilar dhe Wijnaldum, ndërsa së shpejti pritet edhe afrimi i Andrea Belottit.

Por Mourinho nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Special One ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e mesfushorit të Interit, Roberto Gagliardini, shkruan Calcio Mercato.

Roma është e gatshme t’ia ofrojë Interit kartonin e Amadou Diawara në këmbim të Gagliardinit.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here