Një yll dhe 40 milionë euro: Theo Hernandez transferohet te Manchester City

Oferta joshëse ka arritur, Theo Hernandez largohet nga San Siro?

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë për momentin.

Që nga transferimi i tij në San Siro, Theo ka gjetur formën e duhur dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester City synon transferimin e Theos, pasiqë francezi pëlqehet shumë nga Guardiola.

Citizens janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit 60 milionë euro ose 40 milionë euro dhe kartonin e Gundogan.

Por Theo konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e Milanit dhe RedBird do ta sakrifikonte francezin vetëm për një ofertë prej 80 milionë eurove, shkruan Calcio Mercato.

Mbetet ta shohim nëse City do të bëjë çmendurinë duke ofruar 80 milionë euro për 24-vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here