Punë e kryer: Adrien Rabiot ka skuadër të re

Adrien Rabiot bën gati valixhet, mesfushori francez ka skuadër të re!

Transferimi i Frenkie De Jong te Manchester United me shumë gjasa s’ka për të ndodhur, ndaj drejtuesit e “djajve” janë duke kërkuar një alternativë tjetër. Dhe ai është mesfushori francez Adrien Rabiot, që luan me Juventusin.

Lojtari nuk është më në qendër të projektit të skuadrës bardhezi, ndaj pritet largimi i tij në merkaton e verës. Sipas “The Athletic”, skuadra e United ka nisur bisedimet për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Rabiot ka ende edhe një vit kontratë me Juventus, ndaj bardhezinjtë synojnë ta shesin, për të mos dalë të humbur. Për Rabiot ka patur edhe më parë oferta nga Premier league (Njukasëll), por lojtari ka refuzuar.

Këtë herë situata duket se është ndryshe, pasi Rabiot është gati t’i thotë “PO” një oferte nga Manchester United. Duket se për “djajtë” plani B ka për të qenë më i lehtë për t’u realizuar, ndaj palët po biesdojnë për ta mbyllur transferimin brenda kësaj jave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here