E bujshme: Diallo transferohet në Serie A, por jo te Milani

Abdou Diallo në Serie A, por te rivalët e Milanit.

Qendërmbrojtësi senegalez, Abdou Diallo është pranë largimit nga PSG, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Parisienëve.

26-vjeçari është i lidhur me një transferim te Milani, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për senegalezin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Diallos dhe Biankonerët madje kanë gati edhe ofertën joshëse.

Zonja e Vjetër është e gatshme t’ia ofrojë PSG kartonin e Moise Kean në këmbim të Diallos.

Kean pëlqehet nga PSG dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Diallo sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Juventusit këtë afat kalimtar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here