RedBird lëshon dorën: Milan transferon yllin e Arsenalit për 20 milionë euro

RedBird hap thesin, Maldini për shopping në Emirates.

Milan ka kryer vetëm dy goditje këtë merkato duke siguruar shërbimet e Divock Origit dhe Charles De Ketelaere.

Por merkato e Rosonerëve nuk mbaron me kaq, pasiqë në San Siro pritet që të arrijë më së paku edhe një përforcim.

Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Albert Sambi Lokonga.

Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për mesfushorin belg, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026.

Topxhinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here