Milan nuk ka të ndalur: Pas De Ketelaere, Rosonerët transferojnë super sulmuesin

Rosonerët kanë gati goditjen e rradhës.

Fansat e Milanit janë duke festuar ardhjen e Charles De Ketelaere, por sipas raportimeve të fundit nuk mbaron me belgun.

Milan ka arritur të sigurojë shërbimet e Divock Origit dhe Charles De Ketelaere gjatë këtij afati kalimtari dhe në San Siro pritet më së paku edhe një tjetër përforcim.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka riaktivizuar interesimin për Marco Asension.

Sulmuesi spanjoll nuk bën pjesë në planet e Ancelottit, ndërsa kontrata me Realin i skadon vitin e ardhshëm.

Rosonerët do të nisin sulmin për Asension ditët në vijim dhe besojnë te transferimi i spanjollit në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here