Super goditje: Inter transferon yllin e Ligue 1 për 15 milionë euro!

Marotta ka gjetur përforcimin ideal për vijën e mbrojtjes.

Inter e ka ulur ritmin e transferimeve gjatë dy javëve të fundit pas afrimit të Lukakut, Asllanit, Mkhitaryan dhe Onanas.

Neroaxurët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe një mbrojtësi për krahun e majtë, ndërsa sipas raportimeve të fundit Marotta e ka piketuar përforcimin e rradhës.

Calcio Mercato, shkruan se Inter synon transferimin e qendërmbrojtësit të Nice, Jean Clair Todibo.

Francezi e ka gjetur formën e duhur te Lille dhe Neroaxurët besojnë se Todibo është përforcimi i duhur për vijën e mbrojtjes.

Për ta lënë të lirë Todibon, Nice kërkon 15 milionë euro, shifër të cilën Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajnë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here