Lajm bombastik: Leandro Paredes në Serie A, por jo te Juventusi

Shkëmbim spektakolar, Leandro Paredes transferohet në Serie A, por jo te Juventusi.

Leandro Paredes është njëri nga lojtarët më të përfolur këtë merkato, pasiqë pritet të largohet nga Parisi dhe të rikthehet në Itali.

Argjentinasi është i lidhur me një transferim te Juventusi, por sipas raportimeve të fundit Paredes mund të përfundoj te rivalët e Biankonerëve.

Calcio Mercato, shkruan se PSG synon transferimin e Marcelo Brozovic nga Interi dhe Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Neroaxurëve kartonin e Paredes dhe 20 milionë euro.

Te Interi janë të detyruar ta sakrifikojnë një yll dhe oferta e PSG është më joshëse për momentin.

Paredes do ta zinte vendin e Brozovic dhe Neroaxurët do të arkëtonin 20 milionë euro nga ky operacion, shkruan Calcio Mercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here