Ten Hag e dëshiron me çdo kusht: United transferon yllin e Interit për 20 milionë euro

Djajtë e Kuq për shopping te Interi.

Erikt Ten Hag e ka nisur keq aventurën me Manchester United duke pësuar dy humbje në dy xhirot e para të Premier League.

Te United po mbizotëron një kaos total, ndërsa trajneri holandez është më së shumti i zhgënjyer me vijën e mbrojtjes.

Mediat angleze dhe italiane, shkruajnë se Ten Hag e ka gjetur zgjidhjen për vijën e mbrojtjes te Interi dhe se bëhet fjalë për Stefan De Vrij.

De Vrij është futur në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe nuk planifikon ta rinovojë atë.

Neroaxurët janë të hapur për shitjen e tij, ndërsa Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për mbrojtësin holandez.

Bisedimet pritet të fillojnë javën që vjen dhe gjasat janë të mëdha që De Vrij ta vesh fanellën e United gjatë këtij afati kalimtar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here