Bombë: Asensio transferohet në Serie A, por jo te Milani

Lajm bombastik nga Spanja, Marco Asensio në Serie A, por jo te Milani!

Sulmuesi spanjoll, Marco Asensio është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje.

Asensio është i lidhur me një largim nga Reali për një kohë të gjatë dhe Italia është përmendur si destinacion i mundshëm.

Milan konsiderohet si favorit për transferimin e Asensios, por mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Roma është përfshirë në garë për spanjollin.

Giallorosët e kanë piketuar Asension si pasardhësin ideal të Zaniolos, i cili është në shënjestrën e gjigantëve anglez dhe ofertat për të janë të majme.

Në rast se Roma e shet Zaniolon, Giallorosët nuk do të kursehen aspak për Asension dhe do tia rrëmbejnë atë Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here