Lajm bombastik nga Spanja, Jules Kounde largohet nga Barcelona.
Qendërmbrojtësi francez, Jules Kounde mund të largohet nga Barcelona ende pa e filluar aventurën e tij me Blaugranët.
Kounde u transferua në Camp Nou nga Sevilla për 50 milionë euro, por regullorja e La Ligas e ka pamundësuar regjistrimin e tij si futbollist i Barcelonës.
Barcelona do të duhet të plotësojë disa rregulla me financat e klubit që të mund ta regjistrojë francezin, por Blaugranët nuk po arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Kounde ka një klauzolë që ia mundëson atij largimin si futbollist i lirë në rast se Barcelona nuk arrin ta regjistroj deri me 31 gusht.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët po ndjekin situatën me vëmendje.
Neroaxurët e shohin Kounde si zëvendësuesin ideal të Skriniar, i cili është pranë largimit nga klubi.