Një yll dhe 100 milionë euro: Rafael Leao largohet nga Milani

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani? 

Rafael Leao është njëri nga lojtarët që shpërtheu sezonin e kaluar te Milani duke realizuar 14 gola dhe 12 asistime 42 ndeshje.

Portugezi ishte njëri nga lojtarët kyç që ndihmoi Rosonerët ta fitojnë Scudetton dhe me paraqitjet e tij ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Ditët e fundit është raportuar se Chelsea synon transferimin e Leaos gjatë këtij afati kalimtar dhe Blutë e Londrës kanë gati oferëtn e çmendur.

Calcio Mercato, shkruan se Chelsea do tia ofrojë Milanit 100 milionë euro dhe kartonin e Mateo Kovacic në këmbim të Leaos.

Vlera e Kovacic në treg është rreth 30 milionë dhe Blutë e Londrës i janë ofruar kërkesës së Milanit prej 150 milionë eurove për ta lënë të lirë Leaon.

Edhe pse Kovacic do të ishte një përforcim ideal për vijën e mesfushës, Rosonerët nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Leao pasiqë nuk mund të gjejnë zëvendësues adekuat një javë para mbylljes së afatit kalimtar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here