Shkëmbim spektakolar: Yll i Napolit në San Siro, ndërsa ylli i Milanit në Maradona

Milan dhe Napoli kanë gati shkëmbimin spektakolar në fund të merkatos.

Stefano Pioli dhe Luciano Spalletti mund të jenë protagonist në fund të këtij afati kalimtar.

Milan ka arkëtuar 4 pikë pas dy xhirove të para, ndërsa Napoli është në krye të Serie A me pikë maksimale.

Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e Elif Elmas nga Napoli dhe Rosonerët madje kanë gati ofertën.

Maldini është i gatshëm t’ia ofrojë Alexis Saelemaekers Napolit në këmbim të Elmas, i cili nuk bën pjesë në planet e Spallettit.

Bisedimet pritet të fillojnë brenda kësaj jave dhe marrëveshja mund të finalizohet javën tjetër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here