Përsëritet rasti Bremer: Juventus ia rrëmben Interit një tjetër yll

Nuk mbaron me Bremer, Juventus mposht Interin edhe për një tjetër yll.

Derbi Italian në merkato i takoi Juventusit. Biankonerët arritën ta mposhtin Interin në garën për Gleison Bremer gjatë këtij afati kalimtar.

Inter mbrëmë u mposht nga Lazio me rezultat 3-1 dhe Neroaxurët janë të vetëdijshëm se skuadra ka ende nevojë për përforcime.

Ditët e fundit është raportuar se Inter synon transferon e Manuel Akanjit nga Borussia Dortmund, por në garë është përfshirë edhe Juventusi.

Calcio Mercato, shkruan se Biankonerët madje kanë gati ofertën joshëse për Borussia Dortmundin.

Juventus ia ka ofruar Borussias kartonin e Denis Zakaria-s në këmbim të Akanjit, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Dortmundi nuk ia ka mbyllur derën këtij shkëmbimi dhe brenda javës nuk përjashtohet që të finalizohet marrëveshja mes tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here