Shkëmbim spektakolar: Ylli i Liverpoolit në Torino, ndërsa ylli i Juventusit në Anfield

Juventus dhe Liverpool kanë gati shkëmbimin spektakolar në fund të kësaj merkatoje.

Edhe përkundër afrimeve të shumta, drejtuesit e Juventusit vazhdojnë të punojnë në merkato dhe kanë piketuar goditjen e rradhës.

Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe e kanë gjetur atë te Liverpooli.

Calcio Mercato, shkruan se Zonja e Vjetër synon transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Konstantinos Tsimikas, i cili nuk bën pjesë në planet e Jurgen Klopp.

Juventus do tia ofrojë Liverpoolit kartonin e Adrien Rabiot në këmbim të Tsimikas. Reds janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë janë në kërkim të një mesfushori dhe Rabiot do të ishte përforcimi i duhur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here