Goditje surprizë, Milan transferon yllin e Napolit.
Milan mposhti mbrëmë Bolognan me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së tretë në Serie A.
Edhe përkundër rezultateve dhe lojës së mirë që po shfaq skuadra e Piolit, drejtuesit po punojnë për përforcime të tjera.
Junior Messias nuk ka bërë aspak paraqitje të mira në tre ndeshjet e para dhe Maldini e ka gjetur zgjidhjen te Napoli.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e sulmuesit të Napolit, Matteo Politano.
Megjithatë Rosonerët do ta kenë të vështirë transferimin e Politanos, pasiqë 29-vjeçari ka kontratë me Napolin edhe për dy vite.