Rafael Leao mbetet në San Siro, por jo për shumë gjatë.
Rafael Leao ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në javët e fundit të afatit kalimtar.
Portugezi ishte në shënjestrën e Chelsea dhe Blutë e Londrës bënë disa përpjekje për transferimin e tij në Stamford Bridge.
Mirëpo te Chelsea nuk kanë hequr dorë nga transferimi i Leaos dhe synojnë transferimin e 23-vjeçarit në merkaton e janarit.
Calcio Mercato, shkruan se te Milan janë të gatshëm të heqin dorë nga Leao në janar vetëm në rast se Chelsea bën një ofertë prej 150 milionë eurove.