Lajm bombastik: Luka Modric transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Luka Modric transferohet në Serie A.

Mesfushori i Realit, Luka Modric është njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Kroati arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar për herë të pestë me Los Blancos duke dhuruar paraqitje fantastike edhe pse është 36-vjeç.

Modric është në vitin e fundit të kontratës me Realin dhe verën e ardhshme do të largohet nga Santiago Bernabeu.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon transferimin e Modric verën e ardhshme me parametra zero.

Biankonerët besojnë se Modric mund të japë ende paraqitje në nivele të larta, por edhe t’i ndihmojë lojtarët e rinjë me eksperiencën e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here