Marotta plaçkit Zonjën e Vjetër: Inter transferon yllin e Juventusit

Neroaxurët për shopping te rivalët e tyre.

Inter u mposht nga Milani në Derby della Madonnina, ndërsa sonte Neroaxurët do të kenë një tjetër përballje të vështirë me Bayernin në Ligën e Kampionëve.

Beppe Marotta ka filluar të punojë për merkaton e janarit dhe merkaton e verës, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar goditjen e bujshme për verën e ardhshme.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e yllit të Juventusit verën e ardhshme.

Bëhet fjalë për Juan Cuadradon, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit. 34-vjeçari nuk do ta rinovojë kontratën me Biankonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here