Cardinale hap thesin: Milan transferon yllin 40 milionësh në merkaton e janarit

Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Milan e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke arkëtuar 11 pikë në 5 ndeshje të luajtura, dy më pak se Atalanta në vend të parë.

Edhe përkundër paraqitjeve të mira, drejtuesit e skuadrës janë të vetëdijshëm se Pioli ka nevojë për një mesfushor dhe për një sulmues të krahut të djathtë.

Largimi i Kessie ka lënë një zbraztirë në vijën e mesfushës dhe Maldini e ka gjetur zgjidhjen perfekte në Premier League.

Calcio Mercato, shkruan se milan synon transferimin e Douglas Luiz nga Aston Villa në merkaton e janarit.

Brazilianit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe drejtuesit e Aston Villës nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero.

Vlera e brazilianit në treg është rreth 40 milionë euro, ndërsa Rosonerët pritet ta transferojnë 24-vjeçarin për 10-15 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here