Cardinale hap thesin: Milan transferon qendërsulmuesin 50 milionësh

Milani pritet ta thyej rekordin e klubit verën e ardhshme për ta transferuar një qendërsulmues të ri.

Olivier Giroud pritet të mbush 36-vjet së shpejti, ndërsa Ibrahimovic 41. Dyshes i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa Divock Origi po rezulton një dështim.

Calcio Mercato, shkruan se Rosonerët planifikojnë të shpenzojnë një shumë të majme verën e ardhshme për një qendërsulmues të ri.

Objektivi kryesorë i Milanit për verën e ardhshme është qendërsulmuesi i Lille, Jonathan David.

Kanadiani ka realizuar 4 gola dhe 2 asistime në 7 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa Lille kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Te Milan janë të gatshëm ta shpenzojnë këtë shumë dhe bisedimet me Lille pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here