Shkëmbim spektakolar: De Vrij te Tottenham, ndërsa ylli i Spurs te Interi

Inter dhe Tottenham kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.

Stefan De Vrij është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Holandezi nuk dëshiron rinovimin dhe drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta shesin 30-vjeçarin në merkaton e janarit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Antonio Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Tottenham transferimin e De Vrij.

Spurs janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Japhet Tanganga në këmbim të De Vrij.

Tanganga ishte i lidhur me një transferim te Interi verën e kaluar dhe Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here