Marotta është gjeni: Calhanoglu largohet, në vend të tij vjen ylli 60 milionësh me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga Beppe Marotta.

Inter nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke grumbulluar 12 pikë në 6 ndeshje të luajtura dhe Neroaxurët renditen në pozitën e gjashtë në Serie A.

Njëri nga lojtarët që sipas të gjitha gjasave Interi do ta shesë në janar ose verën e ardhshme është Hakan Calhanoglu.

Calhanoglu iu bashkua Interit me parametra zero, por interesimi për të është i madh dhe Marotta ka gjetur zëvendësuesin ideal.

ICalcio Mercato, shkruan se Inter pritet ta shesë Calhanoglun për më së paku 20 milionë euro në janar ose verën e ardhshme dhe në vend të tij Marotta do ta transferojnë Yuri Tielemans me parametra zero.

Mesfushori belg është ni vitin e fundit të kontratës me Leicester dhe në verë do të largohet si lojtarë i lirë.

Në rast se Calhanoglu largohet nga Interi në janar, Marotta do të hidhet në sulm për ta transferuar Tielemans për një shifër modeste prej 5 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here