E bujshme: Yannick Carrasco transferohet te gjiganti italian

Yannick Carrasco transferohet në Serie A.

Merkato e verës përfundoi dy javë më parë, por klubet kanë filluar të punojnë për merkaton e janarit dhe për verën e ardhshme.

Sulmuesi belg, Yannick Carrasco sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Atletico Madrid verën e ardhshme.

Carrasco ka luajtur 7 ndeshje këtë sezon duke realizuar 1 gol, ndërsa kontrata me Los Colchoneros i skadon në vitin 2024.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Carrasco do ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasiqë Juventus synon transferimin e tij verën e ardhshme.

Belgu pëlqehet nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër dhe transferimi i tij pritet të kushtojë 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here