Shkëmbimi i janarit: Yll i Juventusit në Madrid, ylli i Realit te Zonja e Vjetër

Reali dhe Juventusi kanë gati super shkëmbimin për merkaton e janarit.

Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri duke grumbulluar 10 pikë në 6 ndeshje të luajtura.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve në merkaton e janarit dhe sipas raportimeve të fundit mund të kemi një shkëmbim mes Zonjës së Vjetër dhe Realit.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus ia ka ofruar Realit kartonin e Alex Sandros në këmbim të Alvaro Odriozola.

Sandros i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa Odriozola nuk bën pjesë në planet e Ancelottit.

Te Reali nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet pritet të intensifikohen në dhjetor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here