Goditja e parë për merkaton e janarit: Inter transferon yllin e Manchester United

Beppe Marotta për shopping në Old Trafford.

Inter nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Neroaxurët renditen në pozitën e gjashtë në Serie A.

Inzaghi ka kërkuar përforcime të reja në merkaton e janarit dhe mediat kanë zbuluar objektivin kryesorë të Interit.

Inter synon afrimin e një mesfushori dhe sipas raportimeve të fundit Neroaxurët do të hidhen në sulm për transferimin e Danny van de Beek.

Mesfushori holandez nuk po luan te United edhe pas ardhjes së Ten Hag dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.

Neroaxurët synojnë huazimin e 25-vjeçarit në merkaton e janarit me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here