Bomba e janarit: Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre

Lajm bombastik nga Italia, Juventus dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Inter dhe Juventus nuk a kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe në janar priten ndryshime tek të dyja skuadrat.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Robin Gosens dhe Weston McKennie. Gosens nuk po arrin të gjejë formën e duhur te Interi dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Calcio Mercato, shkruan se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi dhe Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit në këmbim kartonin e McKennie.

Te Interi janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here