Shkëmbimi i dekadës: Leao në Madrid, ndërsa dy yjet e Realit në San Siro

Lajm bombastik nga Spanja, Real Madridi synon transferimin e Rafael Leaos!

Rafael Leao është njeriu i momentit. Pas sezonit mbreslënës duke u kurorëzuar në fund me titullin kampion i Italisë, portugezi po vazhdon me paraqitjet e tij fantastike.

Leao e ka nisur sezonin e ri me 3 gola dhe 6 asistime në 8 ndeshje të luajtura, duke çmendur kështu gjigantët europian.

Përveç Chelsea, në garë për Leaon janë përfshirë Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Florentino Perez ka gati ofertën tunduese për Rosonerët.

Los Blancos janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit dyshen Rodrygo dhe Camavinga në këmbim të Leaos.

Rodrygo do të ishte një super përforcim për krahun e djathtë të sulmit, ndërsa Camavinga për vijën e mesfushës, por mbetet ta shohim nëse Milan do të heq dorë nga Leao.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here