Nuk po bind te Atletico: Nahuel Molina rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Nahuel Molina rikthehet në Serie A.

Mbrojtësi argjentinas, Nahuel Molina shkëlqeu sezonin e kaluar në Serie A me Udinesen, duke realizuar 8 gola dhe 5 asistime.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Molina u transferua te Atletico për 20 milionë euro, por sipas raportimeve të fundit mund të rikthehet në Itali.

Argjentinasi nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij te Atletico duke u ndëshkuar me të kuq në debutimin e tij me Los Colchoneros.

Përveç kartonit, Simeone i ka dhënë mjaftë minuta, por Molina nuk po gjen formën e duhur në Wanda Metrpolitano.

Mediat spanjolle shkruajnë se drejtuesit e Atleticos janë të gatshëm ta shesin Molinan dhe 24-vjeçari pritet të rikthehet në Serie A.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Juventus dhe Inter. Nuk përjashtohet mundësia që Molina të rikthehet në Itali që në janar në formë huazimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here