Po shkëlqen këtë sezon: Beto transferohet te gjiganti italian

E bujshme nga Italia, Beto bën transferimin e karrierës.

Sulmuesi portugez, Beto po shkëlqen këtë sezon me Udinesen duke realizuar 4 gola në 7 ndeshje të luajtura, ndërsa sezonin e kaluar realizoi 13 gola.

Udinese e bleu Beto-n nga Portimonese për 10 milionë euro, por 24-vjeçari ka arritur menjëherë të ambientohet në Serie A.

Falë paraqitjeve të mira ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian dhe sipas raportimeve të fundit Beto duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Dacia Stadium.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milani synon transferimin e Beto-s verën e ardhshme.

Divock Origi rezultoi një transferim i dështuar, ndërsa Olivier Giroud po i afrohet fundit të karrierës.

Rosonerët nuk e kanë ndërmend të kursehen dhe në rast se Beto vazhdon me paraqitjet e mira janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro për portugezin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here