Përsëritet rasti Bonucci: Ylli i Juventusit transferohet te Milani

Lajm bombastik nga Italia, ylli i Juventusit transferohet te Milani.

Juventus e ka nisur keq sezonin e ri duke regjsitruar vetëm dy fitore në Serie A, ndërsa në Champions League Biankonerët kanë pësuar dy humbje rradhazi.

Zërat për shkarkimin e Allegrit sa vijnë e shtohen, por përveç trajnerit nga Juventusi pritet të largohen edhe disa lojtarë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Alex Sandro në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi dhe karrierën do ta vazhdojë te Milani.

Brazilianit i skadon kontrata me Zonjën e Vjetër në fund të sezonit dhe Rosonerët synojnë afrimin e tij me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here