Oferta prej 80 milionë eurove ka arritur: Theo Hernandez largohet nga Milani

Oferta stratosferike ka arritur, Theo Hernandez largohet nga San Siro.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë për momentin.

Që nga transferimi i tij në San Siro, Theo ka gjetur formën e duhur dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester City synon transferimin e Theos, pasiqë francezi pëlqehet shumë nga Guardiola.

Sipas Calcio Mercato, Citizens janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për kartonin e francezit.

RedBird është i hapur për ta lënë të lirë Theon dhe bisedimet me Cityn pritet të fillojnë pas Botërorit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here