Nuk mbaron me Origin: Milan transferon edhe një tjetër yll nga Liverpooli

Rosonerët përsëri për shopping në San Siro.

Milan verën e kaluar transferoi Divock Origin nga Liverpooli me parametra zero, por sipas raportimeve të fundit Rosonerët synojnë edhe një tjetër goditje nga The Reds.

Maldini dhe Massara janë duke studiuar përforcimet për merkaton e janarit dhe merkaton e verës.

Portali i njohur MilanLive, shkruan se Rosonerët synojnë afrimin e mesfushorit të Liverpoolit, Naby Keita.

Keita u transferua te Liverpooli në vitin 2018 nga RB Leipzig për 60 milionë euro, por nuk ka arritur asnjëherë të përmbush pritshmëritë në Anfield Road.

Guineanit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të sezonit dhe Rosonerët mund ta transferojnë me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here