Maldini është gjeni: Leao largohet, në vend të tij vjen ylli 50 milionësh me parametra zero

Asgjë nga rinovimi, Leao bën gati valixhet, Maldini ka gjetur zëvendësuesin në Angli.

Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të përfolur pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me Milanin.

Leao e fitoi titullin në Serie A duke u shpallur futbollisti i sezonit, ndërsa këtë sezon ka realizuar 3 gola dhe 6 asistime në 8 ndeshje të luajtura.

Chelsea tentoi transferimin e Leaos verën e kaluar duke ofruar 120 milionë euro, por Rosonerët nuk lejuan largimin e tij.

Por situata ka ndryshuar, pasiqë Milan nuk po arrin dot marrëveshje me Leaon për rinovimin e kontratës.

Leao ka kërkuar që Milan tia paguaj Sportingut 20 milionë euro dëmshpërblim, kur portugezi e kishte prishur kontratën për tiu bashkuar Lille.

Rosonerët nuk dëshirojnë ta paguajnë dënimin dhe janë të detyruar që ta shesin Leaon në fund të sezonit.

Calcio Mercato, shkruan se Maldini e ka gjetur pasardhësin e Leaos në Premier League dhe bëhet fjalë për Wilfried Zaha.

Ivorianit i skadon kontrata me Crystal Palace në fund të sezonit dhe Rosonerët synojnë afrimin e tij me parametra zero. Zaha ka luajtur në 5 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 4 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here