Bomba e janarit: Adama Traore transferohet në Serie A, por jo te Juventusi

Lajm bombastik, Adama Traore te gjiganti italian.

Sulmuesi spanjoll, Adam Traore pritet të largohet nga Wolves, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.

Traore u rikthye te Wolves pas huazimit te Barcelona, ndërsa këtë sezon ka realizuar 1 gol në 5 ndeshje të luajtura.

Disa ditë më parë u raportua për interesimin e Juventusit për Traoren, por sot mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan është përfshirë në garë për 26-vjeçarin.

Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Cardinale është i gatshëm të ofrojë 5-7 milionë euro për kartonin e Traores në merkaton e janarit.

Wolves është e hapur për shitjen e Traores, pasiqë në verë do ta humbasin me kosto zero, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here