Marrëveshja është arritur: Aouar transferohet në Serie A, por jo te Juventusi

Lajm i bujshëm nga Italia, Houssem Aouar në Serie A. 

Mesfushori francez, Houssem Aouar pritet të largohet nga Lyoni në fund të sezonit pasiqë i skadon kontrata.

Aouar nuk dëshiron ta rinovojë kontratën dhe në verë do të jetë futbollist i lirë, ndërsa karrierën pritet ta vazhdojë në Serie A.

Francezi ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Juventusi, por sipas raportimeve të fundit Aouar do të transferohet tek një tjetër gjigant italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter është përfshirë në garë për Aouar dhe madje Neroaxurët kanë kontaktuar agjentin e francezit.

Sipas Calcio Mercato, Neroaxurët kanë arritur marrëveshje me agjentin e Aouar dhe 24-vjeçari do të transferohet në Meazza me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here