Bombë: Rabiot transferohet te rivalët e Juventusit

Lajm bombastik, Rabiot largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Mesfushori francez, Adrien Rabiot bëri bujë të madhe kur vendosi që ti bashkohet Juventusit me parametra zero.

Rabiot u transferua te Juventusi në vitin 2019 nga PSG, por asnjëherë nuk arriti që të lërë gjurmë me Biankonerët.

Francezit i skadon kontrata me Juventusin në fund të sezonit dhe mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Rabiot do t’i bashkohet rivalëve të Zonjës së Vjetër.

Sipas Calcio Mercato, Rabiot verën e ardhshme do ta vesh fanellën e Romës, pasiqë Mourinho e dëshiron atë në skuadër.

Giallorosët kanë nisur bisedimet me agjentin e Rabiot dhe pas Botërorit pritet të firmosin një para marrëveshje, shkruan Calcio Mercato.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here