Bomba e janarit: Milan transferon yllin e madh për 25 milionë euro

Cardinale hap thesin, Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Milan mbrëmë e mposhti Juventusin me rezultat 2-0 në derbin e xhiros së 9-të në Serie A.

Rosonerët e dominuan ndeshjen gjatë tërë kohës dhe e dëshmuan se janë favorit për ta fituar Scudetton këtë sezon.

Edhe përkundër paraqitjeve të mira, drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime dhe sipas raportimeve të fundit Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Sipas raportimeve të fundit, Milan synon transferimin e Noah Okafor në merkaton e janarit.

Sulmuesi zviceran po shkëlqen te Red Bull Salzburg këtë sezon duke realizuar 8 gola, 3 prej tyre në Champions League.

Okafor ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2024 dhe klubi austriak është i gatshëm ta lërë të lirë në janar për 25 milionë euro.

Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here