Inter dhe Atletico kanë gati super shkëmbimin për merkaton e janarit.
Robin Gosens është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Interi në merkaton e janarit, sipas raportimeve të fundit.
Gosens nuk ka arritur të ambientohet te Interi dhe drejtuesit janë të gatshëm ta lënë të lirë.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Atletico Madrid synon transferimin e Gosens në merkaton e janarit.
Simeone e pëlqen mbrojtësin gjerman dhe Colchoneros janë të gatshëm t’ia ofrojnë në këmbim Interit kartonin e Thomas Lemar.
Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Atleticos dhe bisedimet pritet të fillojnë pas Botërorit në Katar.