E bujshme: Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Rodrigo De Paul rikthehet në Itali.

Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Paul mund të largohet nga Atletico Madrid, shkruan El Mundo Deportivo.

De Paul u transferua te Atletico për 45 milionë euro, por argjentinasi nuk ka arritur të ambientohet më së miri në Wanda Metropolitano dhe dëshiron rikthimin në Itali.

Mundo Deportivo, shkruan se Milan dhe Juventus do të duelojnë në merkaton e janarit për shërbimet e De Paul.

De Paul ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 1 gol dhe 1 asist, ndërsa për kartonin e tij Milan dhe Juventus do të duhet të shpenzojnë më së paku 25 milionë euro.

Milan apo Juventus, mbetet ta shohim se ku do të transferohet De Paul në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here