Oferta prej 60 milionë eurove ka arritur: Maignan largohet nga Milani

Oferta stratosferike ka arritur, Mike Maignan largohet nga Milani.

Portieri i Milanit, Mike Maignan konsiderohet si njëri nga portierët më të mirë në botë për momentin.

Që në sezonin e tij të parë me Rosonerët, Maignan arriti të shpallet kampion i Italisë dhe këtë sezon po vazhdon me paraqitjet e mira.

Milan e bleu Maignan nga Lille për vetëm 15 milionë euro, ndërsa mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në adresë të Rosonerëve ka arritur oferta prej 60 milionë eurove për kartonin e francezit.

Calcio Mercato, shkruan se Manchester United synon transferimin e Mike Maignan verën e ardhshme. David De Gea pritet të largohet nga Old Trafford dhe Djajtë e Kuq e kanë piketuar Maignan si pasardhësin ideal.

Për të siguruar shërbimet e Maignan, Djajtë e Kuq kanë gati ofertën prej 60 milionë eurove. Maignan konsiderohet si e ardhmja e Milanit, por forcave të tregut nuk i shpëton as ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here