Perez hap thesin: Reali transferon yllin e Serie A për 80 milionë euro

Los Blancos kanë gati ofertën stratosferike për yllin e Serie A. 

Reali ka arritur ta mposht sot Barcelonën në El Clasico dhe ta merr vendin e parë në La Liga.

Para El Clasicos Reali dhe Barcelona ishin skuadra të barabarta në tabelë.

Por dallimi është përkundrazi në Champions League ku Real Madrid është i pari në grup me kualifikimin pothuajse në xhep dhe Barcelona, nga ana tjetër, pothuajse jashtë loje.

Skuadra që ka shtyrë Blaugranat drejt rënies në Europa League është Inter-i i Simone Inzaghit, i aftë për të mposhtur katalanasit në San Siro dhe për të rrëmbyer një barazim në Camp Nou. Pikërisht në sfidën në tokën spanjolle u shfaq edhe një herë Nicolo Barella.

I emëruar lojtari i ndeshjes, mesfushori po rikthehet në nivelet shumë të larta që ishte mësuar dhe kjo ka ringjallur interesin e klubeve të mëdha të Europës.

Në mesin e tyre është sigurisht Real Madrid i Carlo Ancelotti-t, i cili është një admirues i madh i ish-lojtarit të Cagliari-t. Trajneri italian do të donte që ai të ishte me të në Bernabeu dhe një ofertë faraonike është gati për të përmbushur dëshirën e tij.

Siç raporton ‘fichajes.net’, Reali e ka identifikuar Barella-n si emrin e duhur për t’i dhënë më shumë freski dhe cilësi mesfushës që mund të humbasë Modric.

Për këtë edhe Florentino Perez do të ishte i gatshëm të plotësonte kërkesat e Inter-it me një propozim prej 80 milionë eurosh. Ky është vlerësimi që klubi zikaltër i bën Barella-s dhe, sipas portalit, përballë kësaj shume Marotta do ta kishte të vështirë të thoshte jo.

Sulmi është gati të bëhet në çdo rast dhe, nëse vazhdon kështu sidomos në Champions League, një ankand i vërtetë mund të ndizet për mesfushorin.

Inter-i nuk do të dëshironte ta shesë atë, por përballë ofertave tunduese situata mund të ndryshojë dhe Real Madrid është gati ta provojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here