Shkëmbimi spektakolar: Joao Felix transferohet në Serie A

Shkëmbim spektakolar, Joao Felix te gjiganti italian.

Joao Felix pritet të largohet nga Atletico Madrid në janar ose në fund të sezonit, sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle.

Portugezi ka luajtur në 12 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë vetëm 3 asistime, prandaj Los Colchoneros janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë për yllin e Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Atletico synon transferimin e Vlahovic dhe Madrilenët ia kanë ofruar në këmbim Juventusit kartonin e Felix.

Vlahovic erdhi si përforcim i madh te Juventusi, por nuk po arrin ta gjejë formën e duhur te Zonja e Vjetër.

Biankonerët kanë shfaqur edhe më parë interesim për Felix dhe nuk përjashtohet mundësia që ta pranojnë ofertën e Atleticos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here