Bomba e janarit: Milan transferon yllin e Atalantës

Milan ka gati super goditjen për merkaton e janarit.

Milan e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A, duke grumbulluar 23 pikë në 10 ndeshje të luajtura dhe për momentin renditen në pozitën e tretë me 3 pikë më pak se Napoli.

Në Champions, Rosonerët kanë vuajtur më tepër duke u mposhtur nga Chelsea dhe duke barazuar me Salzburgun.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan mund ta huazojë sulmuesin e Atalantës, Jeremie Boga.

Boga u transferua te Atalanta për 22 milionë euro, por nuk ka arritur të ambientohet në Bergamo dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 48 minuta.

Milan synon huazimin e ivorianit me opsion blerjeje dhe bisedimet me Atalantën pritet të fillojnë pas Botërorit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here